Lajme
Volkswageni humb rastin në Evropë për skandalin me veturat dizelë
Një gjykatë e lartë e Bashkimit Evropian ka vendosur të enjten se Volkswageni ka shkelur ligjin me instalimin e pajisjeve me të cilat mashtronte në testimin për emetim gazi.
I njohur si “Dieselgate”, skandali shpërtheu para pesë vjetësh pasi Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Ambientit gjeti se gjiganti i automobilave kishte instaluar softuerë specialë për të mashtruar në testet për emetim për t’i bërë veturat “më të pastra”.
Prodhuesi gjerman ka pranuar shkeljet dhe më pas doli se mashtrimi s’ishte bërë vetëm në SHBA.
Koen Lenaerts, presidenti i Gjykatës Evropiane e Drejtësisë, ka thënë të enjten se pajisje të tilla “s’mund të pranohen”.
Rasti ishte hapur në ECJ pasi Zyra e Prokurorit në Paris nisi hetimet nëse Volkswageni mashtroi blerësit e veturave dizelë duke ua instaluar këtë pajisje.
Në vendimin e gjykatës theksohet se bie poshtë ideja që prania e një pajisjeje të tillë mund të justifikohet me faktin se kontribuon në parandalimin e plakjes së motorëve.
Gjykata ka vendosur se pajisja mund të arsyetohet vetëm nëse mbron motorin kundër “prishjeve të papritura” në kohën e ngasjes.
Në një vendim të ndarë këtë verë, ECJ-ja kishte thënë se klientët evropianë mund ta padisin shtetin ku kanë blerë veturat e Volkswagenit me pajisjet mashtruese brenda.
Volkswageni ka pranuar se rreth 11 milionë vetura dizelë në botë janë me softuerin mashtrues, që reduktonte nivelin e emetimit të oksideve të azotit kur vetura po vendosej në makinerinë testuese, por në realitet lironte shumë më shumë gaz.
Skandali i ka kushtuar gjermanëve miliarda dollarë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














