Kosova
Vuçiq: Nuk ka njohje të Kosovës deri më 2022, pastaj vendos populli
Me këtë deklaratë, Vuçiq mund të ketë aluduar në mbajtjen e ndonjë referendumi për këtë çështje
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për një medium serb është shprehur se derisa të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi, në vitin 2022, nuk do të ndodhë njohja e Kosovës.
“Pas kësaj është populli ai i cili do të vendosë”, ka thënë Vuçiq, në një intervistë për televizionin serb TV Prva.
Me këtë deklaratë, Vuçiq mund të ketë aluduar në mbajtjen e ndonjë referendumi për këtë çështje, shkruan REL.
Vuçiq ka thënë se askush në Perëndim nuk mendon se Kosova nuk është e pavarur.
“Opinioni i Uashingtonit, pavarësisht se kush është në pushtet, nuk do të ndryshojë, megjithëse marrëdhënia ishte disi e ndryshme (gjatë administratës së Donald Trump)”, tha Vuçiq.
Presidenti serb disa herë gjatë periudhës së fundit ka folur për mundësinë e një ndryshimi të pozicionin amerikan ndaj Serbisë në raport me Kosovën, pas fitores së presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 4 shtator, në Uashington dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Në marsin e vitit të ardhshëm, bëhen 10 vjet që kur ka nisur dialogu në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, transmeton albinfo.ch. Ky dialog fillimisht nisi për çështje teknike, për të evoluar më pas në dialog të nivelit të lartë politik.
Bashkimi Evropian synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet dy vendeve. Kosova insiston se në këtë dokument duhet të përfshihet edhe njohja e ndërsjellë, ndërsa Serbia kundërshton.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













