Lajme
Zvicra ndalon fluturimet nga Britania e Madhe për shkak të virusit të ri
Ky vendim është marrë për shkak të mutacionit të ri, shumë ngjitës të koronavirusit, që është paraqitur në Britaninë e Madhe dhe në Afrikën e Jugut
Zyra Federale e Aviacionit Civil (Bazl) ka marrë vendimin që, duke filluar nga mesnata e sotme të ndërpresë lidhjet e trafikut ajror me Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut, shkruan srf.ch.
Ky vendim është marrë për shkak të mutacionit të ri, shumë ngjitës të koronavirusit, që është paraqitur në dy vendet e përmendura, transmeton albinfo.ch.
Me ndalimin e fluturimit duhet të parandalohet një përhapje e mëtejshme e variantit të ri të virusit.
Në mbrëmje, Bazl ka informuar aeroportet dhe kompanitë ajrore të interesuara, si dhe aviacionin e biznesit, për vendimin e marrë i cili hyn në fuqi menjëherë.
Një numër vendesh evropiane kanë ndaluar ose po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të udhëtimit nga Mbretëria e Bashkuar për të parandaluar përhapjen e variantit më infektiv të koronavirusit.
Në mesin e tyre, sipas BBC, Holanda dhe Belgjika kanë pezulluar fluturimet. Trenat për në Belgjikë gjithashtu janë ndaluar.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














