Lajme
Varianti i ri i Coronavirusit mund të infektojë ndjeshëm edhe fëmijët
Dje shkencëtarët deklaruan se një variant i ri i koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madhe mbart mutacione, që mund të nënkuptojnë se fëmijët janë po aq të ndjeshëm ndaj infektimit sa të rriturit – ndryshe nga lloji i mëparshëm.
Sipas Reuters, duke informuar gazetarët mbi hulumtimet më të fundit, shkencëtarët nga Grupi Këshillimor i Qeverisë britanike (NERVTAG), të cilët po ndjekin variantin e ri, thanë se ai ishte shndërruar në llojin më dominues në jug të Britanisë dhe se së shpejti mund të bëjë të njëjtën gjë në gjithë vendin, përcjell Albinfo.ch.
“Tani kemi besim të lartë se ky variant ka një avantazh të transmetimit mbi variantet e tjera të virusit që aktualisht ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Peter Horby, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Oksfordit dhe kryetar i NERVTAG.
“Ekziston një aluzion se ka një prirje më të lartë për të infektuar fëmijët”, ka thënë Neil Ferguson, një profesor dhe epidemiolog i sëmundjeve infektive në Imperial College London dhe gjithashtu një anëtar i NERVTAG. “Do të duhet të mbledhim më shumë të dhëna për të parë se si sillet më tej”.
Shfaqja e variantit SARS-CoV-2, për të cilin shkencëtarët thonë se është deri në 70% më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar, ka shtyrë disa vende të mbyllin kufijtë e tyre me Britaninë dhe ka detyruar zona të mëdha të vendit në kufizime të mëdha gjatë Krishtlindjes.
Wendy Barclay, një tjetër profesoreshë e NERVTAG dhe një specialiste në virologjinë në Imperial, tha se midis mutacioneve në variantin e ri janë ndryshimet në mënyrën e hyrjes në qelizat njerëzore, që mund të thotë “se fëmijët janë, ndoshta, janë njësoj të ndjeshëm ndaj këtij virusi si të rriturit”.
“Prandaj, duke pasur parasysh modelet e tyre të përzierjes, ju do të prisnit të shihni më shumë fëmijë të infektuar”, ka paralajmëruar Barclay.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih Startup-i “Azygos”, i themeluar nga vëllezërit Agron dhe Driton Knepper në bashkëpunim me Lukas Arnold, do... -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit














