Kosova
Dhjetë të vdekur dhe 137 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 841 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (81, 65, 54 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 63 vjeç), Drenas 1 rast (68 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Skenderaj 1 rast (49 vjeç), Suharekë 1 rast (69 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 49.306 raste nga 173.986 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.272 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 382 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.879. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Gjakovë 19 raste, Gjilan 7 raste, Suharekë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Pejë 5 raste, Prizren 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas, Ferizaj, Kamenicë, Lipjan, Mitrovicë, Podujevë dhe Rahovec.
IKSHPK edhe një herë apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para Zvicra po përballet me një mungesë serioze të mjekëve, veçanërisht në fusha si mjekësia familjare, pediatria... -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet -
“Turizmi i karburantit” në drejtim të kundërt, gjermanët mbushin rezervuarët në Zvicër -
Zvicër: Ideja që kompanitë të paguajnë për sëmundjet e punonjësve diskutohen në Parlament











