Lajme
Vetëm 35 për qind e zviceranëve duan të vaksinohen
Një pyetje që shumë zviceranë po e bëjnë aktualisht. A duhet të vaksinohem apo jo? Një sondazh përfaqësues tani tregon: shumica është kundër!
Shumica e zviceranëve i shmangen vaksinimit kundër koronës. Në një sondazh përfaqësues, 57 për qind e të pyeturve kanë deklaruar se nuk do të vaksinoheshin ose, “më shumë jo se po”.
Vetëm 35 për qind e zviceranëve të anketuar janë shprehur se dëshirojnë të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur, shrkuan watson.ch.
Sondazhi është kryer nga instituti i hulumtimit të opinionit “Marketagent.com Switzerland”, transmeton albinfo.ch. Për këtë qëllim, janë anketuar një mijë njerëz të moshave 14 – 74 vjeçare në Zvicrën gjermane dhe në atë frannkofone, nga 4 deri më 14 dhjetor.
Një shumicë e qartë e zviceranëve supozon se vaksina ofron mbrojtje (62 për qind) dhe gjithashtu do të jetë e sigurt (57 për qind). 63 përqind gjithashtu besojnë se Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) do të marrë vendimet e duhura kur bëhet fjalë për sigurimin e vaksinës.
Por, megjithatë, një shumicë (57 për qind) nuk dëshirojnë të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur, përcjell albinfo.ch. Një arsye: Shumë prej tyre janë veçanërisht skeptikë në lidhje me vaksinën e koronës, thotë Martina Staub nga Marketagent.com Schweiz në njoftim.
Një shumicë (53 për qind) shprehen kështu: “Unë jam pro vaksinimeve në parim, por në rastin e koronës nuk do të vaksinohesha sepse kemi shumë pak përvojë me këtë vaksinë”.
Gratë, në këtë anketë janë përgjigjur pozitivisht në mënyrë të konsiderueshme më shpesh sesa burrat.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












