Lajme
Regjistrohet edhe rasti i tretë i virusit të ri – të tre, në Zvicrën gjermane
BAG nuk ka pranuar të zbulojë se për cilat kantone është konkretisht fjala. Personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit tashmë janë në karantinë
Varianti i ri i virusit VOC-202012/01 deri më tani është shfaqur në tri mostra në Zvicër. Të tre rastet janë regjistruar në Zvicrën gjermanofolëse, ka konfirmuar Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) për gazetën “SonntagsZeitung”.
BAG nuk ka pranuar të zbulojë se për cilat kantone është konkretisht fjala. Personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit tashmë janë në karantinë, transmeton albinfo.ch.
Në këto raste, sqarohen edhe kontaktet e këtyre të fundit dhe, nëse është e nevojshme, edhe ata duhet të futen në karantinë.
Në prag të Krishtlindjes, më 24 dhjetor, BAG ksihte komunikuar dy rastet e para të virusit që ka pësuar mutacion në Zvicër. Personat e prekur janë banorë në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin gjatë qëndrimit në Zvicër.
Mostrat e tyre janë përpunuar në Qendrën Kombëtare të Referencës për Sëmundjet Virale të paraqitura rishtas, në Gjenevë
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














