Lajme
Mbi 200 britanikë ikin brenda natës nga karantina në Valis
"Shumë prej tyre kanë qëndruar vetëm një ditë në karantinë dhe pastaj kanë ikur pa u vënë re nën mbulesën e errësirës"
Për shkak të mutacionit të ri, “britanik” të koronavirusit, Këshilli Federal ditë më parë ka urdhëruar karantinë në mënyrë retroaktive për njerëzit që kanë ardhur nga Mbretëria e Bashkuar në Zvicër nga 14 dhjetori e tutje.
Ky vendim ka goditur veçanërisht rëndë vendpushimin e skive në Valis. Qindra Britanikë udhëtojnë në këtë vendpushim çdo vit në këtë kohë, transmeton albinfo.ch gazetën “SonntagsZeitung”.
Kështu ishte edhe këtë vit. Mbi 400 njerëz kishin ardhur në Verbier nga Britania. Por, në vend që të futeshin në karantinën dhjetë-ditore, më shumë se 200 prej tyre “janë zhdukur” brenda një nate.
“Shumë prej tyre kanë qëndruar vetëm një ditë në karantinë dhe pastaj kanë ikur pa u vënë re nën mbulesën e errësirës” Kështu është shprehur zëdhënësi i komunës Bagnes, Jean-Marc Sandoz, për gazetën “SonntagsZeitung”.
Hotelierët e kanë marrë vesh ikjen e tyre pasi që ata nuk u ishin përgjigjur thirrjeve të tyre në dhomat e karantinës. Po ashtu, ata nuk kishin prekur ushqimin që u ishte lënë para dhomave.
“Kjo ishte java më e keqe që ka përjetuar komuna jonë” ka thënë Sandoz për gazetën.
Më e habitshmja është se nuk dihet ku ndodhen ata, kur dihet se gjatë këtyre ditëve nuk ka pasur fluturime nga Zvicra në Britani të Madhe.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit













