Lajme
Gratë e diasporës shpërndajnë ndihma në prag të festave për familjet në nevojë
Bamirësia është një nga veprat më të mira që mund të ekzistojë, sepse bart në vete një kulturë të pasur, në të gjitha aspektet. Të shumta janë familjet, të cilat kanë nevojë për ndihmë. Viti pandemik ka goditur në aspektin ekonomik dhe psikik për shumë njerëz, në veçanti ata të cilët janë me ndihma sociale dhe me standard jo të mirë të jetesës, shkruan albinfo.ch.
Si shumë herë, Forumi i femrave shqiptare me seli në Suedi ka marrë përsipër aksionin për t’u dalë në ndihmë nënave me fëmijët jetimë dhe familjeve me persona me aftësi të kufizuara për festën e Vitit të Ri.
„Në bashkëpunim me institucionet e mirëqenies sociale janë përzgjedhur listat e nënave me jetimë dhe familjet me persona me aftësi të kufizuara për përfitimin me një pako me vlerë prej 50 €. Më 30 dhjetor do të bëhet shpërndarja e pakove në Gjilan, Gjakovë, Kaçanik, Podujevë dhe Mitrovicë“, thotë inicuesja e këtij aksioni, Fatmire Dalipi.
Ajo metej thekson se deri më tani Forumi i femrave shqiptare anembanë botës u ka dalë në ndihmë shumë familjeve në nevojë, me ndëritimin e shtëpive, ushqim dhe për shërim.
Nga ana tjetër, Shoqata bamirëse FFSH u doli në ndihmë me gjëra ushqimore dhe higjienike nënës me jetimë nga Matiqani, Qefsere Thaçi.
Po ashtu, kjo shoqatë është duke përgatitur edhe aksionin e shpërndarjeve të 123 pakove ushqimore për festat e fundvitit. Shpërndarja e këtyre pakove do të bëhet më 30 dhjetor në Gjakovë, Kaçanik, Podujevë, Mitrovicë dhe në Gjilan. /Albinfo.ch






E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit













