Lajme
Biden: Administrata aktuale po pengon ekipin e tranzicionit
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, tha të hënën se shumë nga agjencitë e sigurisë kombëtare në vend janë “boshatisur” gjatë administratës së Presidentit Trump dhe se mungesa e informimit të ekipit të tij nga administrata aktuale është “papërgjegjshmëri”.
“Kemi ndeshur pengesa nga udhëheqja politike e Departamentit të Mbrojtjes si dhe Zyra e Shtëpisë së Bardhë për Menaxhimin dhe Buxhetin”, tha Biden pas një mbledhjeje me ekipin e tij për politikën e jashtme. “Për momentin, nuk po marrim informacionin që na nevojitet nga administrata aktuale në aspekte kyçe të sigurisë kombëtare. Kjo nuk është asgjë më pak se papërgjegjshmëri”, tha ai.
Zoti Biden foli gjithashtu edhe për incidentin e Krishtlindjes në Neshvill të shtetit Tenesi. “Shpërthimi na kujton forcën shkatërrimtare të një individi apo grupi të vogël dhe vigjilencën që kërkohet nga të gjithë”. Demokrati Joe Biden mundi presidentin në zgjedhjet e 3 nëntorit, por ekipi demokrat filloi takimet dhe informimin nga administrata aktuale për koordinimin e transferimit të pushtetit në fund të nëntorit.
Presidenti Trump nuk pranon të njohë fitoren e rivalit dhe nuk autorizoi bashkëpunim me zotin Biden deri më 23 nëntor. Në fillim të muajit, ekipi i zotit Biden tha se kishin hasur në rezistencë në marrjen e informacionit nga disa zyrtarë të Pentagonit. Pentagoni iu kundërpërgjigj ankesave të ekipit të presidentit të zgjedhur. Një zyrtar i lartë në Pentagon tha javën e kaluar se Pentagoni ka kryer 163 intervista dhe ka përmbushur 181 kërkesa për informacion dhe do të vazhdonte të ofronte të dhëna dhe të zhvillonte mbledhje informimi, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Por zoti Biden i përsëriti këto shqetësime të hënën dhe tha se administrata e Presidentit Trump u kishte shkaktuar dëme serioze disa agjencive qeveritare. “Të themi të vërtetën, shumë agjenci me rëndësi kritike për sigurinë tonë kanë pësuar dëme të mëdha”, tha ai. “Shumë prej tyre janë boshatisur, pasi u është reduktuar personeli, kapacitetet dhe është brejtur morali. Proceset politike janë atrofizuar ose anashkaluar”.
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, tha se mbështet shtimin e shumës që marrin amerikanët në kuadër të ndihmave federale në përgjigje të pandemisë, nga 600 në 2000 dollarë. Të dielën, Presidenti Trump nënshkroi paketën e ndihmave kundër pandemisë dhe buxhetin qeveritar, pasi kishte kërcënuar se do ta bllokonte nëse ligjvënësit nuk binin dakord për t’u dërguar amerikanëve 2000 dollarë pagesa ndihme, një masë që mbështetet nga demokratët në Kongres.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













