Lajme
Interes shumë i madh për vaksinimin në kantonin e Cyrihut
Faqja e regjistrimit (EBPI) për vaksinimin ka regjistruar mbi 100.000 qasje në orën e parë pas aktivizimit
Së fundi është bërë i mundur të regjistrimi për vaksinim kundër Covid-19 edhe në kantonin e Cyrihut. Të parët që mund të regjistrohen janë njerëzit 75 vjeçarë ose më të vjetër, shkruan srf.ch.
Ajo që tashmë dihet është se terminet e para janë rezervuar menjëherë.
Numri i të interesuarve tejkalon shumëfish numrin e dozave të vaksinave që aktualisht janë në dispozicion, transmeton albinfo.ch. Nga java tjetër, do të shtohet në vazhdimësi numri i termineve që do të jenë në dispozicion.
Faqja e regjistrimit e Institutit për Epidemiologji, Biostatistikë dhe Parandalim (EBPI) për vaksinimin ka regjistruar mbi 100.000 qasje në orën e parë pas aktivizimit.
Ndërsa telefonat e mjekëve në dispozicion për regjistrim kanë marrë rreth 60.000 telefonata në orë, thuhet në një njoftim nga EBPI, përcjell albinfo.ch
Rrjeti ishte i mbingarkuar, përkatësisht kohët e pritjes ishin të gjata.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













