Lajme
Zvicër: 4391 infeksione të reja dhe 77 vdekje nga Covid-19
Aktualisht BAG raporton 2633 persona që po trajtohen për Covid-19 në spitalet zvicerane. Kjo është 1 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 4,391 raste të reja që kanë rezultuar pozitive pas testimit për virusin corona në 24 orët e fundit, shkruan srf.ch.
Mesatarja e rasteve pozitive të 7 ditëve të fundit është 3334 ose 19 për qind më pak se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Trendi aktualisht është në rënie.
Shkalla mesatare 7 ditore e rasteve pozitive aktualisht është 14.8 për qind. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është rritur për 3 pikë të përqindjes.
Vëllimi mesatar i testimeve t¨bëra në 7 ditët e fundit është 28,174 teste në ditë, që është 21 për qind më pak se javën e kaluar.
BAG raporton 77 raste të reja të dekjeve. Mesatarja 7 ditore e vdekjeve nga covid-19 është 68 në ditë ose 18 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 2633 persona që po trajtohen për Covid-19 në spitalet zvicerane. Kjo është 1 për qind më pak se në javën e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Shtretërit çertifikuar të kujdesit intensiv në spitalet zvicerane janë aktualisht 87.0 përqind të zënë. Ndërsa duke përfshirë shtretërit ad hoc, shkalla e zënies së tyre është 73.0 për qind.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













