Lajme
Sa paguhet një astronaut?
Të jesh astronaut pa dyshim mund të jetë një profesion shumë i bukur dhe mjaft interesant, veçanërisht për të apasionuarit. Por sa paguhet një astronaut?!
Sipas të dhënave publike, një astronaut civil i NASA, kategorizohet si nënpunës shtetëror i klasit GS12 dhe GS13, sipas kompetencave dhe vjetërsisë në punë. Dhe, maksimumi që ata paguhen janë rreth 161 mijë dollarë bruto në vit ose 134 mijë euro.
Me fjalë të tjera, neto një astronaut ekspert dhe me karrierë vjetërsie, paguhet në muaj rreth 7600 euro, vlerë neto. Pra, paga mjaft të mira natyrisht, por jo sa të një futbollisti apo ndonjë drejtues kompanie.
Duke pasur parasysh që ky profesion është mjaft stresues, i rrezikshëm dhe kërkon transferime për kohë të gjatë në vende të tjera për trajnime dhe përgatitje të posaçme.
Për një fluturim në hapësirë një astronaut duhet të kalojë shumë kohë për përgatitje në Rusi, Japoni, Kanada e Gjermani.
Pa dyshim kënaqësia profesionale të shkosh në mision është e jashtëzakonshme, sikurse edhe mundimi e përgatitja, por ama, nuk “noton” në para, sikurse disa profesione të tjera shumë herë më pak të rrezikshme, por shumë herë më të mirëpaguara.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












