Lajme
Shifrat e BAG tregojnë për një ulje të lehtë të infeksioneve
Gjatë 24 orëve të fundit raportohen 4020 raste të reja pozitive me virusin korona dhe 98 vdekje
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) raporton sot 4020 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me virusin korona gjatë 24 orëve të fundit. Kjo e vendos në 3346 raste në ditë mesataren e 7 ditëve të fundit që, është për 3% më pak se në javën e kaluar, njofton srf.ch.
Prandaj, konsiderohet se trendi aktualisht është në rënie.
Shkalla pozitive mesatare 7 ditore është 17.0 për qind që do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 17 ishin pozitive, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, shkalla e pozitivitetit është rritur me tri pikë përqindjeje.
BAG raporton gjithashtu 98 vdekje nga koconavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Mesatarja 7 ditore është 58 të vdekur dhe kjo është 25 për qind më pak se në javën e kaluar.
2699 njerëz aktualisht janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është dy përqind më shumë se në javën e kaluar, përcjell albinfo.ch. Shtretërit e kujdesit intensiv janë duke u shfrytëzuar në masën prej 88 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile












