Lajme
Dy nga të lënduarit tjerë në Ferizaj do të dërgohen për shërim në Austri
"Pas katër pacientëve që shkuan për trajtim në Turqi, dy të tjerët shkojnë në Austri", kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Derisa katër nga të lënduarit e shpërthimit të bombolës në Ferizaj janë dërguar për shërim në Turqi, dy të tjerë do të shkojnë për në Austri, shkruan albinfo.at
Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, i cili ka falënderuar shtetin austriak për këtë mirëkuptim dhe veprim emergjent për dy qytetarët e lënduar në Ferizaj.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Pas katër pacientëve që shkuan për trajtim në Turqi, dy të tjerët shkojnë në Austri!
Sot, në orët e para të mëngjesit, pas angazhimit të madh dhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, kemi arritur që të dërgojmë për mjekim të mëtejmë në Turqi katër pacientët që kanë pësuar djegie të rënda nga aksidenti në Ferizaj.
Varësisht sipas nevojës dhe vlerësimeve që kanë bërë mjekët në QKUK kemi siguruar që dy pacientët tjerë të dërgohen për mjekim në Austri.
E falënderoj Austrinë për këtë mirëkuptim dhe veprim emergjent për dy qytetarët tanë të lënduar, përcjell albinfo.at
Nga momenti i aksidentit të rëndë në Ferizaj, kemi qenë në koordinim të plotë me kryetarin e komunës, z. Agim Aliun, Spitalin e Ferizajt, ShSKUK-në dhe me shumë përkushtim që të bëhet më e mira për shëndetin e secilit pacient të lënduar.
Jemi mirënjohës edhe për gatishmërinë e shumë qytetarëve për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve që kanë pësuar në këtë aksident.
Megjithatë, shprehim keqardhje, që edhe në këto momente të vështira për familjarët e atyre që kanë pësuar, ka njerëz të lig dhe pa etikë njerëzore. Disa të tillë, duke u fshehur prapa fatkeqësisë, tentuan t’i njollosin institucionet tona dhe punën e profesionistëve tanë shëndetësorë.
Solidariteti dhe angazhimi i përbashkët është minimum që duhet dhe mund të bëjmë në këto rrethana”, shkruan ministri Zemaj.
Theksojmë se të martën në një qendër tregtare në Ferizaj ka shpërthyer një bombolë gazi, ku janë lënduar mbi 40 persona. Disa nga të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa gjashtë prej tyre të cilët janë rëndë të lënduar tashmë janë nisur për shërim jashtë vendit, gjegjësisht në Turqi dhe së fundmi edhe në Austri.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
A duhet të ndalohet mbajtja e shamisë në shkolla? Debatiqë po nxit ndarjet në Zvicrën gjermanishtfolëse Debati për mbajtjen e shamisë në shkolla është rikthyer fuqishëm në Zvicrën gjermanishtfolëse. Teksa parlamenti i... -
Italia kërkon të paktën 300 mijë euro dëmshpërblim për tragjedinë në Crans-Montana -
Autoritetet zvicerane: Nuk kemi prova nëse Epstein kishte prona në Zvicër -
Çmimet e pronave luksoze në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Pse shumë amerikanë në Zvicër po heqin dorë nga pasaporta amerikane











