Lajme
OBSH: Nuk do të arrijmë imunitet kolektiv më 2021
Imuniteti kolektiv kundër COVID-19 nuk do të arrihet këtë vit, megjithëse vaksinat kanë filluar të shpërndahen në shumë vende, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Ne nuk do të arrijmë imunitet kolektiv më 2021”, tha zyrtarja shkencore e OBSH-së, Soumya Swaminathan, gjatë një konference në Gjenevë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të masave mbrojtëse, si distancimi fizik, larja e duarve dhe mbajtja e maskës, për të kontrolluar pandeminë.
Ajo vlerësoi përparimin e pabesueshëm të bërë nga shkencëtarët, të cilët kanë arritur të krijojnë disa vaksina, të sigurta dhe efikase kundër COVID-19 në më pak se një vit, por theksoi se shpërndarja e tyre kërkon kohë.
“Duhet kohë për të prodhuar doza në një shkallë të gjerë, jo vetëm miliona, por miliarda”, shtoi ajo, duke bërë thirrje për durim.
Swaminathan siguroi se vaksinat do të mbërrijnë në të gjitha vendet, por, ndërkohë, nuk duhet harruar se ka masa që funksionojnë.
Sipas saj, do të jetë e nevojshme të vazhdojmë të marrim masa shëndetësore dhe sociale për të kufizuar transmetimin e virusit, të paktën deri në fund të këtij viti.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













