Lajme
Mutacioni i koronavirusit në Zvicër që nga fillimi i dhjetorit
Studimet kanë treguar se mutacioni i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë i pranishëm në Zvicër që nga 9 Dhjetori
Mostrat janë marrë nga ujërat e zeza përreth Cyrihut, Lozanë dhe një tjetër “zonë e papërcaktuar sportive dimërore” në Zvicër, raporton “Kronen Zeitung” e Austrisë.
Gjetjet ilustrojnë se përkundër përpjekjeve të qeverisë zvicerane për të ndaluar fluturimet nga MB dhe për të kërkuar karantinë për mbërritjet, virusi tashmë kishte bërë rrugën e tij për në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Studiuesit e ETH shikuan 48 mostra të ujërave të ndotura nga i gjithë vendi.
Më parë, hera e parë që mutacioni i virusit ishte zbuluar në Zvicër ishte më 24 Dhjetor.
Çfarë dimë për mutacionin?
Pak para Krishtlindjeve, një mutacion i koronavirusit I zbuluar në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut çoi në ndalimin e fluturimeve dhe kufizime të reja të hyrjes në të gjithë Evropën.
Varianti u zbulua për herë të parë në Zvicër në prag të Krishtlindjes midis dy pasagjerëve që ishin banorë të Mbretërisë së Bashkuar dhe kishin arritur kohët e fundit në Zvicër.
Të Dielën, 3 Janar, autoritetet shëndetësore të Gjenevës thanë se ka të ngjarë që transmetimi po ndodhte tashmë në Zvicër.
Që nga 6 janari, priteshin 28 raste të variantit në Zvicër.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













