Lajme
BAG raporton 2851 infeksione të reja dhe 98 vdekje
Raportohet për 2423 persona që janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 10 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 2851 raste të reja që kishin rezultuar pozitive për virusin korona në 24 orët e fundit.
Kështu, mesatarja e 7 ditëve të fundit është 3147 raste në ditë ose 6 për qind më pak se në javën e kaluar, shkruan srf.ch.
Trendi aktualisht është në rënie.
Shkalla mesatare 7 ditore e pozitivitetit aktualisht është 14.6 për qind. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur për 2 pikë përqindjeje, transmeton albinfo.ch.
Numri mesatar i testimeve të bëra gjatë 7 ditëve të fundit është 24,394 teste në ditë dhe kështu është rritur për 14 për qind në krahasim me javën e mëparshme.
BAG ka raportuar edhe 98 vdekje të reja nga Covid-19. Mesatarja 7 ditore është 46 të vdekur ose 29 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 2423 persona që janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 10 për qind më pak se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht 83.0 për qind të zënë, tranmseton albinfo.ch. Përfshirë edhe shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 72.0 për qind.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














