Lajme
Rreth 1500 aplikime nga diaspora ka marrë KQZ deri në pasditen e sotme
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë për Klan Kosova se kjo shifër, nuk është finale pasi kohë pas kohe pranojnë aplikime nga diaspora
Rreth 1500 aplikime deri pasditen e sotme, ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga qytetarë jashtë Kosovës, për t’u regjistruar si votues të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë për Klan Kosova se kjo shifër, nuk është finale pasi kohë pas kohe pranojnë aplikime nga diaspora, përcjell Albinfo.ch.
”Para pak orëve, në ora 16:00 patëm një mbledhje si KQZ dhe u bënë të ditura shifrat e para sa i përket numrit të aplikacioneve që janë pranuar nga jashtë vendi, për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës”.
”Janë diku 1500 emaile që kemi pranuar, dhe ato do të shqyrtohen për të ditur saktë numrin e aplikimeve”.
”Janë diku rreth 1500 aplikime, por që ky numër ndryshon kohë pas kohe për faktin se përmes emaileve presim vazhdimisht aplikacione”.
Ai ka bërë të ditura që në mbledhjen e sotme të KQZ-së janë marrë edhe disa vendime të tjera, përfshirë atë për hapjen e qendrave të votimit por dhe planin operacional të sigurisë.
”KQZ-ja miratoi listën e qendrave të votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 14 shkurt. Do të jenë gjithsej 888 qendra të votimit që do të hapen në ditën e zgjedhjeve, në 38 Komunat e Republikës së Kosovës”.
”Dhe vendimi tjetër është miratimi i planit operacional të sigurisë, i cili miratohet nga KQZ në çdo proces zgjedhor, me qëllim të sigurimit të procesit zgjedhor në ditën e zgjedhjeve dhe pas saj”.
A mjaftojnë vetëm 7 ditë për shqyrtim dhe verifikim të të gjitha aplikacioneve që vijnë nga diaspora?
”Qëllimi i vendimit të KQZ është për të verifikuar nëse prapa aplikimit është një aplikues i vërtetë dhe jo një person tjetër”.
”Procesi është më sfidues sepse do duhen të bëhen mijëra telefonata për të bërë konfirmime. Janë tetë ditë”.
Elezi gjithashtu bëri të ditur se ditëve në vazhdim do të organizojnë një aktivitet ku do të shohin nga afër procedurën e kontaktimit të aplikuesve të diasporës, për verifikim përmes telefonit, njofton Klan Kosova.
”Nesër dhe pasnesër më së largu po shpresoj që organizojmë një aktivitet së bashku me mediat, për të vizituar shërbimin votues të KQZ-së për të parë nga afër pranimin e aplikacioneve nga jashtë vendit dhe kontaktimin e aplikuesve që do t’ju shërbejë transparencës së institucionit”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











