Lajme
Sasi rekorde e borës në Zvicër
Sasi e madhe bore ka rënë edhe në pjesët e rrafshta, ku trashësia e borës në shumë vende arrin në më shumë se 30 centimetra
72 centimetra dëborë në Disentis, 60 centimetra në Weissfluhjoch (GR), 55 centimetra në Ilanz: bëhet fjalë për sasi rekorde dëbore po bien aktualisht në Zvicër.
Pikat e përmendura janë male, alpe, ku dhe më parë kishte borë, por centimetrat e shënuar kanë të bëjnë vetëm me shtresën e re të borës që ka rënë në 24 orët e fundit.
Ndërkaq sasi e madhe bore ka reshur edhe në rrafshira, ku trashësia e borës së së re në shumë vende arrinte në më shumë se 30 centimetra.
Kështu në Cyrih-Kloten (lokaliteti ku ndodhet aeroporti i Cyrihut) është matur 33 centimetra borë e freskët, përcjell albinfo.ch.
Vetëm dy herë më shumë dëborë brenda 24 orëve është regjistruar që nga fillimi i matjeve të borës, në vitin 1958. Në vitin 2006 kishte 48 centimetra në një ditë, në muajin mars.
Në Alpet e Glarusit, brenda dy ditëve të fundit, janë matur 96 centimetra dëborë e re. Kjo është trashësia e dytë, e matur atje që nga viti 1960, thotë meteorologu Jan Eitel nga SRF Meteo.
“Por, në pjesë të tjera të Alpeve qendrore dhe lindore në zonën e lartë alpine ka pasur vende vende më shumë se një metër dëborë të freskët”, shprehet Eitel.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














