Kosova
Masat e reja nga Qeveria e Kosovës
Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar për disa masa lehtësuese, për shkak të rënies së numrit të rasteve
Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi të premten për ndryshimin e masave për mbrojtje nga pandemia COVID-19 në Kosovë.
Sipas masave të reja të Qeverisë së Kosovës, qytetarëve në komuna me rrezik të lartë nga përhapja e infeksionit u ndalohet lëvizja nga ora 21:30 deri në orën 05:00. Këtu përfshihen Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Obiliqi, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, sipas rangimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë më 8 janar.
Po ashtu, në këto komuna, operatorët ekonomikë, qendrat tregtare dhe shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në 21:00, përcjell albinfo.ch.
Në komunat me rrezik të mesëm dhe të ulët nuk është e kufizuar lëvizja e qytetarëve, kurse puna për operatorët ekonomikë, tregtarë dhe gastronominë është e kufizuar deri në ora 22:00.
Komunat me rrezik të mesëm janë: Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Lipjani, Podujeva, Vushtrria, Parteshi, dhe Juniku, kurse tjerat i përkasin atyre me rrezik të ulët.
Personave mbi moshën 65 vjeç në krejt komunat iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 06:00-10:00 dhe 16:00-19:00.
Sipas vendimit, në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 30 personave, kurse në sheshe publike parqe dhe vende publike, lejohet grumbullimi deri në 50 persona.
Sipas vendimit të Qeverisë, procesi arsimor në institucionet parauniversitare, publike dhe private, fillon me datë 18 janar dhe organizohet sipas planit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Qeveria në detyrë po ashtu, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ka miratuar vendimin sipas të cilit “autorizohet ministri i Shëndetësisë për negocimin e kontratës për vaksina COVID-19 për furnizim”.
Duke vepruar sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Nga kjo ministri, më herët është thënë se ka marrë rikonfirmimin nga kompania amerikane, Pfizer për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.
Megjithatë, kompania amerikane, Pfizer nuk e konfirmoi një marrëveshje me Qeverinë në detyrë të Kosovës, duke thënë se janë në diskutime me Qeverinë e Kosovës dhe se këto diskutimet janë konfidenciale.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











