Lajme
OBSH: Të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare
Komiteti i Situatave Emergjente të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rekomandoi që për shkak të koronavirusit të vazhdojë “situata emergjente globale” dhe të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus zhvilloi një konferencë për media nëpërmjet video-konferencës në qendrën e organizatës në Gjenevë, teansmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Ai bëri thirrje për solidarizim global për vaksinat e COVID-19. “Punonjësit e shëndetësisë janë lodhur dhe sistemet shëndetësore janë të tensionuara. Shohim se edhe në disa vende burimet e oksigjenit janë zvogëluar në shkallë të rrezikshme”, shtoi Ghebreyesus.
Sipas tij, Komiteti i Situatave Emergjente të OBSH-së u mblodh këtë javë për të diskutuar mbi pandeminë. “Jam i kënaqur që Komiteti theksoi se vaksinat kundër COVID-19 duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë”, tha Ghebreyesus.
Më tej ai nënvizoi se punonjësit e shëndetësisë dhe personat me rrezik të lartë duhet të kenë përparësi në vaksinime.
Drejtori i programit të Situatave Emergjente të OBSH-së, Mike Ryan tha se Komiteti nuk rekomandon “kushtin që personat që udhëtojnë të posedojnë dokumentin që dëshmon se janë të vaksinuar”.
Ndërkohë në një deklaratë me shkrim nga Komiteti, thuhet se lidhur me pandeminë COVID-19 është marrë vendimi për vazhdimin e “Situatës së Emergjencës Ndërkombëtare të Shëndetit Publik (PHEIC)”.
Prodhuesit e vaksinës duhet të ndajnë me OBSH-në të dhënat që posedojnë lidhur me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave, thuhet në deklaratën në të cilën paralajmërohet se “Mungesa e këtyre të dhënave është një pengesë në furnizimin e vaksinave në nivel global dhe në mënyrë të barabartë”.
Lidhur me “pasaportën për vaksinën” që është në rend dite muajt e fundit, Komiteti tha se “Duke marrë parasysh se nuk dihet ende efekti i vaksinës në uljen e infektimit (të virusit) dhe se aktualisht ka një vaksinim shumë të kufizuar, Komiteti u ka rekomanduar vendeve të mos kërkojnë nga udhëtarët dëshmi se janë vaksinuar”.
Komiteti ka rekomanduar që në udhëtime të respektohen praktikat themelore të njohura dhe ato aktuale të OBSH-së.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













