Lajme
Rënie e theksuar e “Vlerës R” të Covid-19 në Zvicër
Nëse numri i riprodhimit (vlera R) është mbi 1, numri i infeksioneve të reja çdo ditë rritet
Numri i riprodhimit ose i njohur më mirë si “Vlera R”, që tregon se sa njerëz janë të infektuar me koronavirus mesatarisht, në Zvicër dhe Lihtenshtajn ka rënë së fundi në 0.82.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar për këtë në faqen e saj të internetit sot, shkruan srf.ch.
Duke qenë se raportimet vonohen për shkaqe verifikimi, numri i prezantuar të dielën i referohet 7 janarit, transmeton albinfo.ch. Ndërsa të shtunën është raportuar një vlerë prej 0.83 për 6 janarin e këtij viti.
Vetëm pak ditë më parë kjo vlerë ishte rritur në 1.04 në nivel të vendit.
Nëse numri i riprodhimit (vlera R) është mbi 1, numri i infeksioneve të reja çdo ditë rritet.
BAG ka raportuar vlerën R prej më shumë se 1 të dielën për kantonet si: Obwalden, Schaffhausen dhe Gjenevë, përcjell albinfo.ch. Ndërsa vlera ishte nën 0.8 në kantonet: Ticino, Cyrih, St. Gallen, Thurgau dhe Lihtenshtajn.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















