Lajme
Kosova dërgon 30 mostra të Covid-19 në Gjermani për analiza më të thella
Kosova ende nuk është përballur, të paktën zyrtarisht, me asnjë rast të mutacionit të ri të COVID-19, siç ka ndodhur në disa shtete të Evropës. Autoritetet kosovare shëndetësore i kanë dërguar për analiza 30 mostra në Gjermani.
“Euronews Albania ka pyetur zyrtarë të institucioneve shëndetësore lidhur me dërgimin e këtyre mostrave në Berlin të Gjermanisë. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ishte i gatshëm të japë më shumë sqarime. Sidoqoftë, zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë konfirmuar dërgimin e këtyre mostrave”, përcjell Albinfo.ch.
Të 30 mostrat e dërguara të hënën janë të zgjedhura në mënyrë të rastësishme.
“Mostrat do të dërgohen në Universitetin “Charite” në Berlin, i cili është një nga laboratorët referent të OBSH-së. Ne nuk kemi informatë për sa kohë do të na kthejnë përgjigje, varet se si ata do ta procesojnë këtë”, tha Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK.
Nga ana tjetër, të hënën ministri i Shëndetësisë, miratoi udhëzuesin për trajtim me plazmë të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse.
Ministri Zemaj deklaroi se Qendra për Transfuzion do të grumbullojë gjakun e personave që kanë kaluar Covid-19 dhe që kanë krijuar anti trupa të mjaftueshëm.
Bazuar në deklarimet zyrtare, vaksinat e para anti-covid në Kosovë pritet të mbërrijnë në muajin shkurt.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












