Lajme
Vala e dytë bëri që spitalet zvicerane të shtyjnë 19.000 operacione
Gjendja me shtretërit e kujdesit intensiv nuk ka gjasa të normalizohet deri më 10 shkurt, ka nënvizuar task forca shkencore federale
Ndërhyrjet e planifikuara mjekësore te rreth 19,000 pacientë janë shtyrë në të gjithë vendin që nga nëntori. Arsyeja për këtë shtyrje është vala e dytë e pandemisë Covid-19.
Situata e shkaktuar nga kjo valë i ka çuar njësitë e kujdesit intensiv në kufi të kapaciteteve të tyre, shkruan srf.ch.
Gjendja me shtretërit e kujdesit intensiv nuk ka gjasa të normalizohet deri më 10 shkurt, ka nënvizuar task forca shkencore federale në një raport të saj, transmeton albinfo.ch.
Zakonisht në gjithë Zvicrën po qëndrojnë rreth 600 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv. Por kjo mesatare kishte kaluar pragun absolut prej 865 të shtruarish, në nëntor.
Në këtë mënyrë numri në fjalë kishte tejkaluar numrin e shtretërve të kujdesit intensiv të çertifikuar në Zvicër me cilësi të garantuar të kujdesit.
Për të përballuar pandeminë, spitalet ishin detyruar të ofronin edhe shtretër shtesë, të paçertifikuar, përcjell albinfo.ch.
Sipas task forcës, Zvicra aktualisht ka rreth 1,400 shtretër operativë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













