Lajme
Arrestohen gjashtë ekstremistë të djathtë, u konfiskohen edhe armë
Policia tashmë kishte konfiskuar armë të ndryshme gjatë kontrolleve të bëra në shtëpitë përkatëse në muajin gusht
Gjashtë të rinj janë arrestuar në kantonet e Cyrihut dhe Lucernit. Personat e arrestuar kanë hyrë në fokusin e policisë në verën e vitit 2020 për shkak të shpërndarjes së materialeve diskriminuese raciste, njofton Policia e Kantonit të Cyrihut, shkruan srf.ch.
Hetimet e gjera, të zhvilluara me këtë rast, kanë zbuluar pesë persona në kantonin e Cyrihut dhe një person në kantonin e Lucernit.
Gjashtë zviceranët midis moshës 18 dhe 20 vjeçare tani janë arrestuar në kuadër të një aksioni të zhvilluar paralelisht në dy kantonet, transmeton albinfo.ch. Gjithashtu janë siguruar edhe dëshmitë.
Në këtë kontekst, policia tashmë kishte konfiskuar armë të ndryshme gjatë kontrolleve të bëra në shtëpitë përkatëse në muajin gusht.
“Rinia e hekurt”, (Eiserne Jugend) siç quhet grupimi ekstremist i krahut të djathtë, të cilit konsiderohet se i përkasin të arrestuarit, bën thirrje për një “luftë racash”.
Policia nuk ka njoftuar nëse grupi ka edhe anëtarë të tjerë
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














