Lajme
BAG raporton 2205 infeksione të reja dhe 47 vdekje
Mesatarja e 7 ditëve të fundit është kështu 2042 në ditë ose 23 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar në pasditen e sotme 2,205 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin corona gjatë 24 orëve të fundit.
Mesatarja e 7 ditëve të fundit është kështu 2042 në ditë ose 23 për qind më pak se në javën e kaluar.
Trendi aktualisht është në rënie, raporton srf.ch.
Shkalla e rasteve pozitive në shtatë ditët e fundit është 11.2 për qind, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur me 2 pikë përqindje.
Numri mesatar i testimeve të realizuara gjatë 7 ditëve të kaluara është 21,101 teste në ditë dhe kështu është për 11 për qind më i ulët në krahasim me javën e mëparshme.
BAG raporton po ashtu edhe 47 raste të reja të vdekjeve nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Mesatarja 7 ditore është 42 të vdekur në ditë që rezulton 20 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 1795 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo shifër është 20 për qind më pak se në javën e kaluar.
Shtretërit e certifikuar të kujdesit intensiv në spitalet zvicerane aktualisht janë 88.0 për qind të shfrtëzuar, përcjell albinfo.ch. Ndërsa nëse përfshihen edhe shtretërit ad hoc (të pacertifikuar), shkalla e shfrytëzimit është 78.0 për qind.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












