Lajme
Kalon shifra prej 500 mijë të infektuarve në Zvicër
Zvicra që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka regjistruar në total 509,279 raste infektimesh, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, rastet aktive në këtë shtet ende vazhdojnë të jenë të larta, me rreth 182,629 persona.
Zvicra ka kryer një numër të madh të testimeve që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 4,135,714 testime, transmeton tutje albinfo.ch.
Ndërkohë, situata pandemike ditore ka shënuar një ulje të lehtë të infektimeve në muajin dhjetor, dhe fillim të vitit 2021, por pavarësisht kësaj, situata është e mirëmenxhuar, ndërkohë që disa kantone kanë vënë masa ndaj pandemisë Covid-19.
Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, e që në fillim ishin pozitivë dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur në 317,600 persona, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon të dhëna rreth koronavirusit, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26












