Lajme
A mund ta përhapin virusin personat e vaksinuar?
Personat që kanë marrë vaksinën anti-Covid prapë mund ta përhapin virusin te tjerët dhe duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat e izolimit, ka thënë zëvendësshefi i Shëndetësisë në Angli, Jonathan Van-Tam.
Në një kolumne në “Sunday Telegraph”, Van-Tam ka thënë se shkencëtarët ende nuk e dinë ndikimin e vaksinës në përhapjen e virusit.
Ai ka thënë se vaksinat ofrojnë shpresë, por se niveli i infeksionit në Angli duhet të ulet shpejt.
Pritet të hapen 32 qendra të tjera të vaksinimit nëpër Angli javën e ardhshme.
Van-Tam ka thënë se asnjë vaksinë ndonjëherë nuk ka qenë 100 për qind efikase, kështu që nuk ka garanci për mbrojtje.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih Startup-i “Azygos”, i themeluar nga vëllezërit Agron dhe Driton Knepper në bashkëpunim me Lukas Arnold, do... -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit













