Lajme
Shteti që drejtohet për herë të parë nga një kryeministre
Estonia për të parën herë në historinë e saj zgjodhi një kryeministre femër, përcjell albinfo.ch.
Dy partitë më të mëdha politike në Estoni kanë arritur marrëveshje për të formuar qeverinë e re, e cila do të drejtohet nga një kryeministre grua për herë të parë në historinë e këtij shteti, shkruan REL.
Thuhet se këshilli i partisë së qendrës së djathtë, Partia e Reformës dhe këshilli i Partisë së Qendrës kanë votuar të dielën në të mirë të bashkimit në një kabinet të udhëhequr nga Kaja Kallas, e cila drejton Partinë e Reformës.
Të dyja partitë “do të formojnë qeverinë, e cila do të vazhdojë të përballet me krizën e pandemisë, do ta çojë përpara Estoninë dhe do të zhvillojë të gjitha zonat dhe rajonet e shtetit tonë”, kanë thënë këto parti përmes një deklarate.
Po ashtu, qeveria e re do të zëvendësojë kabinetin paraprak, i cili ka dështuar si pasojë e një skandali të korrupsionit më herët gjatë këtij muaji.
Kryeministri Juri Ratas ka dhënë dorëheqje më 13 janar, për shkak të skandalit, mirëpo ka insistuar se ai personalisht nuk ka bërë asgjë të keqe.
Duhet theksuar se dorëheqja e tij ka rezultuar me shpërbërje të koalicionit qeveritar, andaj presidentja Kersti Kaljulaid i ka kërkuar lideres Kallas që të formojë qeverinë e re.
Kaljulaid është po ashtu presidentja e parë grua e këtij shteti.
Kaja Kallas, avokate dhe ish-ligjvënëse e Parlamentit Evropian, ka udhëhequr Partinë e Reformës prej vitit 2018.
Pjesë e kabinetit të saj do të jenë gra në pozita kyçe në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Jashtme.
E-Diaspora
-
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live Teksa i vidhej Porsche-i 200 mijë frangash, Milot Berisha e shikonte gjithçka live... -
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live Teksa i vidhej Porsche-i 200 mijë frangash, Milot Berisha e shikonte gjithçka live... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental













