Bota

Top 10 qytetet evropiane me më shumë borë për Krishtlindje

Krishtlindjet janë gjithmonë më festive kur shoqërohen me borë

Nëse ju pëlqen të bëni plakun prej dëbore ose dëshironi të uleni pranë një zjarri të ndezur dhe të shikoni flokët e borës që bien jashtë, pa dyshim që të qenët në një vend me borë në periudhën e Krishtlindjeve do të sillte një buzëqeshje në fytyrën tuaj të ftohtë.

  1. Helsinki, Finlandë – 16.5 ditë borë në muaj

Në vendin e pestë është kryeqyteti finlandez i Helsinkit me 16.5 ditë me borë në muaj. Nëse dëshironi të kaloni kohë jashtë, merrni një ‘pulkka’, një lloj i veҫantë slite që mund ta blini në të gjithë kryeqytetin. Parku Sinebrychoff është një destinacion popullor me disa kodra të mëdha që janë të përshtatshme për të rrëshqitur me slitat e dëborës.

Kur të keni ftohtë, mund të bëni si vendasit duke shkuar te një sauna për t’u ngrohur dhe për t’u çlodhur. Ka shumë sauna për të zgjedhur, duke përfshirë të famshmen Löyly, e cila përmban tre sauna me ngrohje, një restorant dhe një pishinë të hapur nëse jeni aq të guximshëm.

Nëse keni fatin ta vizitoni nga mesi i dimrit, mund të bëni edhe një shëtitje në Detin Baltik, i cili është i ngrirë në këtë periudhë. Bashkohuni me vendasit teksa bëjnë patinazh në akull, ski dhe hapin vrima për peshkim, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.

  1. Turku, Finlandë – 16.75 ditë borë në muaj

Turku, i cili ndodhet gjithashtu në Finlandë, është qyteti më i vjetër i vendit. I vendosur në bregun jugperëndimor, ai është i mbushur me kështjella mesjetare të cilat datojnë që nga shekulli i 13-të.

Një nga mënyrat më të pazakonta për të eksploruar qytetin është me patinat e akullit. Në dimër, lumi Aura, i cili kalon përmes qytet, ngrin plotësisht, kështu që ju mund të bëni patinazh ose të shëtisni përgjatë tij për të shijuar pamje të ndryshme.

Nëse doni diçka që lidhet me kulturën, bëni një vizitë në Muzeun Aboa Vetus Ars Nova, i cili kombinon nën të njëjtën çati edhe artin modern, edhe artefaktet antike.

  1. Erfurt, Gjermani – 17.25 ditë borë në muaj

Në vendin e tretë qëndron qyteti i vogël Erfurt, kryeqyteti i shtetit gjerman të Turingisë. Nëse jeni duke kërkuar pushime të qeta dimërore, në një vend me një popullsi prej vetëm 213,000 banorësh, atëherë ky mund të jetë i duhuri për ju. Me 17,25 ditë me borë në muaj, qyteti është shtëpia e shumë arkitekturave unike mesjetare, duke përfshirë Katedralen e Shën Marisë, ku Martin Luteri, udhëheqësi i Reformës Protestante, u shugurua si prift në shekullin e 8-të.

Ura e Krämerbrücke, me ndërtesat e saj të denja për foto kartolinash, është një vend i mrekullueshëm për të realizuar fotot tuaja të pushimeve dimërore, ndërsa Kisha e Shën Severus është një kishë gotike që duhet vizituar.

  1. Vilnius, Lituani – 18.5 ditë borë në muaj

Në vendin e dytë është Vilnius në Lituani, me një mesatare prej 18.5 ditësh me borë në muaj. Si kryeqyteti aktiv i vendit, Vilnius është i famshëm për arkitekturën baroke në qendrën e tij historike, e cila ka qenë një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1994.

Nëse dëshironi të hyni në atmosferën e dimrit, resorti i skive i Liepkalnis është vetëm 5 km jashtë qytetit dhe ofron disa pamje mahnitëse mbi Vilnius.

Dhe nëse jeni më të prirur për kulturën, pse të mos vizitoni Muzeun Kombëtar të Artit të Lituanisë për të zbuluar historinë e pasur të artit të vendit? Për diçka më bashkëkohore, kërkoni për gamën unike të artit të rrugës në qytet teksa shëtisni në këmbë.

  1. Talin, Estoni – 20.5 ditë borë në muaj

Qyteti i Talinit në Estoni zë vendin e parë me 20.5 ditë me borë në muaj. Kryeqyteti, i cili është dhe qendra kulturore e vendit, është shumë romantik në dimër. Qyteti i vjetër i Kesklinn është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe një nga qytetet mesjetare të ruajtura më mirë në të gjithë Europën. Ai duket veçanërisht i bukur kur mbulohet me dëborë.

Nëse ju pëlqejnë sportet dimërore, “Tallinn Song Festival Grounds” bëhet një qendër aktivitetesh në dimër duke ofruar snowboarding (bord në dëborë), ski dhe patinazh në akull.

Nga ana tjetër, nëse dëshironi të eksploroni historinë e qytetit, bëni një vizitë në Kishën e Shën Olaf, e cila daton në shekullin e 13-të. Megjithatë, spiralja është goditur nga rrufeja rreth 10 herë, prandaj sigurohuni që ta vizitoni atë në një ditë të kthjellët.

Pesë qytetet e tjera me dëborë në renditje ishin:

  1. Kiev, Ukrainë – 16 ditë borë në muaj
  2. Kaunas, Lituani – 16 ditë borë në muaj
  3. Grenoble, Francë – 15.5 ditë borë në muaj
  4. Riga, Letoni – 15,5 ditë borë në muaj
  5. Innsbruck, Austri – 15.5 ditë borë në muaj