Bota
Franca në alarm të kuq për temperaturat e larta
Më shumë se gjysma e Francës është nën alarm të kuq për vapë, me temperatura që mund të arrijnë deri në 43°C në jugperëndim
Dhjetëra mijëra shtëpi në Francën perëndimore kanë mbetur pa energji elektrike të mërkurën, ndërsa vendi përballet me një valë rekord të të nxehtit që pritet të arrijë kulmin gjatë ditës.
Autoritetet njoftojnë se rreth 68,000 shtëpi në Bretanjë janë prekur dhe rikthimi i plotë i energjisë pritet jo më herët se mbrëmja.
Ndërkohë, më shumë se gjysma e Francës është nën alarm të kuq për vapë, me temperatura që mund të arrijnë deri në 43°C në jugperëndim.
Në qytetin Pissos, në rajonin Landes, janë regjistruar deri në 44.3°C, një nga vlerat më të larta të kësaj vale të nxehti, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Shërbimi meteorologjik Meteo France thotë se vendi përjetoi të martën ditën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, me një mesatare kombëtare prej 29.8°C, si dhe natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, me 29.9°C.
Vala e të nxehtit është përhapur në pjesë të tjera të Evropës Perëndimore, ku Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar janë nën alarme për temperatura ekstreme, ndërsa në disa zona të Britanisë priten deri në 38°C. Në Evropën Qendrore dhe Lindore, vende si Polonia, Kroacia dhe Hungaria janë gjithashtu nën paralajmërime të forta.
Autoritetet raportojnë se të paktën 40 persona kanë humbur jetën në Francë në incidente të lidhura me të nxehtin që nga java e kaluar. Ndërkohë, alarmet e kuqe në vend janë zgjeruar në 58 rajone, ndërsa 31 të tjera mbeten nën alarm portokalli.
Sipas parashikimeve, vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke u zhvendosur gradualisht drejt Evropës Lindore.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër












