Lajme
Britania, vendi i parë në Europë me mbi 100 mijë viktima nga Covid-19
Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në Europë që regjistron më shumë se 100 mijë viktima nga COVID-19.
Të martën, autoritetet raportuan 1.613 viktima, ndërsa numri total i të infektuarve nga fillimi i pandemisë është mbi 100 mijë, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Sipas këtyre shifrave, Britania bëhet vendi i pestë në botë që i tejkalon 100 mijë fatalitete nga virusi, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Indisë dhe Meksikës.
Yvonne Doyle, drejtoreshë në Agjencinë e Shëndetit Publik të Anglisë, e ka cilësuar si një “moment kthjellimi”, teksa shtoi se “këto nuk janë thjesht shifra”, por “persona, familjarë e miq të dikujt”.
“Virusi ka marrë miliona jetë njerëzish në mbarë botën, por kemi mësuar shumë për të në vitin e fundit”, tha Doyle.
Kryeministri Boris Johnson pritet t’u adresohet qytetarëve në mbrëmje.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht













