Lajme
Për çfarë u përdor interneti gjatë vitit 2020?
Interneti është bërë një mjet i rëndësishëm në progresion rritës gjatë viteve të fundit dhe veçanërisht gjatë vitit 2020, që u përshkua nga fillimi në fund prej pandemisë COVID-19, karantinës dhe rregullave të distancimit social.
Sipas një studimi të Eurostat, në 2020, 87 për qind e banorëve të Bashkimit Evropian të moshës 16-74 kanë përdorur internetin gjatë 3 muajve të fundit, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Këto shifra lëvizin nga 70 për qind në Bullgari deri tek 99 për qind në Danimarkë. Përdorimi i internetit është rritur me shpejtësi gjatë viteve të fundit; në 2010 përfshinte 67 për qind të popullsisë, ndërsa në 2015, 78 për qind.
Në 2020 sipas studimit të Eurostat internet u përdor kryesisht për të dërguar dhe marrë e-maile (74 për qind), për të gjetur informacion lidhur me shërbime të ndryshme (69 për qind), për mesazhe (68 për qind), për lajme online (65 për qind), telefonata dhe video-telefonata (60 për qind).
Një pjesë e njerëzve e përdorën internetin për çështje bankare, për të dëgjuar muzikë apo për të kërkuar informacione shëndetësore.
Të qëndrosh i lidhur në kushtet e distancës sociale
Për të respektuar masat e distancimit social të aplikuara në të gjitha vendet e BE duke nisur nga marsi 2020, një mënyrë ishte të qëndroje i lidhur përmes telefonit ose video-telefonatave përmes internetit.
Në Bashkimin Europian, 60 për qind e popullsisë të moshë 16-74 vjeç bënë telefonata përmes internetin në 3 muajt e fundit të 2020, sipas sondazhit të Eurostat.
Në të gjitha aktivitetet e lidhura me internetit telefonata dhe video-telefonata kanë pësuar rritjen më të madhe në krahasim me vitin 2019 (52 %), që nga nisja e mbledhjes së të dhënave lidhur me to (17 për qind në 2008).
Ndër shtet e Bashkimit Evropian me të dhëna të disponueshme, telefonata apo video-telefonatat përmes internetit ishin më popullore në Qipro (85 për qind) dhe Holandë me 83 për qind.
Ndryshe nga këto vende, ky shërbim ishte më i ulët në Çeki dhe Slloveni, ku pak më shumë se gjysma (52 për qind) e popullsisë e moshës 16-75 për qind përdorën internetin për të bërë telefonata apo video-telefonata në 3 muajt e fundit të 2020.
E-Diaspora
-
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara” Aktiviteti, i organizuar nga NCBI Switzerland në bashkëpunim me Parlamentin e Refugjatëve, shërbeu si një platformë... -
Numri më i ri i albinfo.ch i kushtohet Pavarësisë së Kosovës dhe majave kulturore e sportive të saj -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen e Opera Ball të Vjenës -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë
Jeta në Zvicër
-
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë Tani do të kërkohen bileta për të marrë pjesë në festival. Kjo ka për qëllim të... -
Autorë të panjohur hedhin në erë bankomatin në Breitenbach, Solothurn -
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara” -
Një shtetas i Kosovës në mesin e të rinjve që kanë sulmuar pedofilët e dyshuar -
E premte, data 13: Shtatë besëtytni të çuditshme zvicerane që duhet t’i dini












