Lajme
AstraZeneca “bllokadë” BE-së, refuzon bisedimet me bllokun evropian
Prodhuesi britanik i vaksinave kundër koronavirusit, AstraZeneca, refuzoi të marrë pjesë në një takim me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, të planifikuar për të mërkurën.
“Mund të konfirmoj se për sonte kishim të planifikuar një komitet drejtues mbi strategjinë e vaksinimit dhe përfaqësuesit e AstraZenecas na informuan se nuk do të marrin pjesë”, tha për gazetarët zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinat,, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Kjo ndodh në kohën e përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve midis dy palëve për shkak të mungesave të prodhimit të vaksinave nga kjo kompani.Komisioni Europian, në emër të shteteve anëtare të BE-së, ka nënshkruar marrëveshje me AstraZenecan për 400 milionë vaksina .Javën e kaluar, kjo kompani e ka njoftuar BE-në se do t’i sigurojë një numër dukshëm më të vogël të vaksinave.
Dyshimet se kompania po dërgon doza të vaksinës në vende të tjera, me një çmim shumë më të lartë, kanë bërë që Komisioni Evropian të vendosë për krijimin e një mekanizmi, që e ndalon eksportin e vaksinave kundër koronavirusit pa njoftim paraprak. Vaksinat e AstraZenecas duhet të marrin miratimin nga Agjencia Evropiane e Barnave këtë javë. Kjo do të duhej të ishte vaksina e tretë që ka autorizim për përdorim në territorin e BE-së, pas vaksinave Pfizer/BionTech dhe Moderna.
E-Diaspora
-
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci Një mbrëmje e mbushur me emocion, muzikë dhe energji bashkoi publikun në Hamburg... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht













