Lajme
Ambasadori zviceran ka marrë vaksinën ruse “Sputnik V”
Vaksina "Sputnik V" është e diskutueshme ndërkombëtarisht sepse autoritetet ruse e kanë miratuar atë në gusht, pa kaluar "fazën e tretë"
Yves Rossier (60) ishte ambasadori zviceran në Moskë deri në fund të vitit 2020. Siç raporton Radio SRF, Rossier dhe disa punonjës të ambasadës janë vaksinuar me vaksinën ruse Sputnik V., e cila ka një reputacion të dyshumtë në botë.
Vaksinimi i tij konfirmohet edhe nga ambasada zvicerane në Rusi.
Rossier u vaksinua pak para se të largohej nga detyra, në dhjetor të vitit të kaluar. Ambasadori, i pyetur nga media zvicerane thotë: “Për mua ishte e rëndësishme që kolegët e mi – natyrisht ata që dëshironin – të mund të vaksinoheshin, transmeton albinfo.ch.
Sputnik V ishte vaksina e vetme në dispozicion në Rusi në atë kohë. Sigurisht që edhe unë jam vaksinuar”.
Vaksina Sputnik V është e diskutueshme ndërkombëtarisht sepse autoritetet ruse e kanë miratuar atë në gusht – edhe pse rezultatet e të ashtuquajturave teste të fazës 3, të cilat japin informacion në lidhje me efektet anësore, nuk janë publikuar ende deri më tani.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














