Lajme
Biden përballet me misterin e zhdukjes së 20 milionë vaksinave anti-Covid
Që prej një jave administrata e presidentit Biden po gjurmon manualisht për të gjetur 20 milionë vaksinat ”e humbura”, thënë ndryshe për të cilat nuk ka asnjë informacion që nga koha kur janë shpërndarë në nivel federal dhe deri në kohën kur janë administruar fizikisht, njoftuan burime që përputhen.
Administrata Trump kishte shtyrë administrimin e vaksinave në shtete duke dështuar kështu t’i gjurmonte ato mes procesit të shpërndarjes dhe atij të administrimit, raporton agjencia e lajmeve Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Kjo mungesë të dhënash pengon administratën e Biden që të ketë një pasqyrë të plotë të gjendjes.
”Administrata e Biden ka kaluar javën e saj të parë në zyrë duke u përpjekur të gjurmojë manualisht dozat e 20 milionë vaksinave”, shkruan ”The Guardian”, që citon Associated Press.
”Strategjia e administratës Trump shtyu përgjigjen ndaj pandemisë së koronavirusit në shtete individuale dhe hoqi informacionin për gjurmimin midis shpërndarjes dhe administrimit”, thanë zyrtarët e administratës së Biden për ”Politico”.
Mungesa e të dhënave tani ka detyruar zyrtarët federalë të Departamentit të Shëndetësisë që të kalojnë orë të tëra në telefon duke gjurmuar dërgesat e vaksinave.
“Askush nuk ka një pasqyrë të plotë”, i tha ”Politico”-s Julie Morita, një anëtare e ekipit të tranzicionit të Biden dhe nënkryetare ekzekutive e fondacionit ”Robert Wood Johnson”.
“Planet që ishin duke u bërë bazoheshin te informacioni që do të ishte në dispozicion dhe që do të zbulohej pasi të hynim në Shtëpinë e Bardhë”, shton ajo.
Që nga e shtuna, 49 milionë doza vaksine janë shpërndarë nga qeveria federale, por vetëm 27 milionë administrohen nga shtetet.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht














