Lajme
Europol: Rritje alarmuese e shitjes së testeve negative false
Europol bëri thirrje sot për rritje të vigjilencës kundrejt shitjeve alarmuese në aeroporte të certifikatave false të negativitetit për COVID-19 nga krimi i organizuar.
Sipas deklaratës së agjencisë policore të BE, kostoja e një certifikate të tillë mund të arrijë deri në 300 euro, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
“Përsa kohë që kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë mbeten në fuqi, kriminelët ka shumë të ngjarë të kapin mundësinë për të prodhuar dhe shitur certifikata të rreme”, lexohet në deklaratën e Europolit.
“Duke pasur parasysh mjetet teknologjike në dispozicion, mashtruesit janë në gjendje të prodhojnë dokumente të falsifikuara me cilësi të lartë”, paralajmëroi agjencia e BE-së.
Paralajmërimi vjen pas arrestimit të disa personave, që po shisnin letërnjoftime të rreme në disa aeroporte në BM dhe Francë, në internet dhe përmes bisedave në grup në Spanjë dhe Holandë
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













