Kosova
Votuesit nga diaspora kanë problem me shkarkimin e fletëvotimit
Shumë qytetarë kanë bërë ankesa përmes postimeve në rrjetet sociale se nuk po u mundësohet votimi
Sot ka nisur të rrjedhë afati ligjor për votim me postë (nga diaspora), por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka publikuar fletëvotimin që duhet shkarkuar ata që do të votojnë me postë.
Për më tepër, në faqen e KQZ-së mungon edhe broshura me emrat e kandidatëve, shkruan KD.
Shumë qytetarë kanë bërë ankesa përmes postimeve në rrjetet sociale se nuk po u mundësohet votimi.
Ndaj vonesave ka shprehur kritika edhe kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla. Ajo ka thënë se e drejta e votës është e drejtë kushtetuese dhe jo lëmoshë e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se edhe pse votimi me postë ka filluar në mesnatë, ende nuk janë publikuar listat e votuesve e as fletëvotimet.
“Sot në mesnatë ka filluar afati për votimin me postë, pra votimin e mërgatës. 10 orë më vonë nuk janë publikuar ende as listat e votuesve dhe as fletëvotimet. Koha është edhe ashtu tepër e shkurtër dhe çdo vonesë e pafalshme”, ka thënë ajo.
Gërvalla ka thënë se KQZ-ja është kthyer në shkelësin më eklatant të kushtetutës duke iu pamundësuar me forma perfide qindra mijëra mërgimtarëve të japin votën dhe kontributin e tyre për ndryshimin.
“Kjo nuk është thjesht një shkelje administrative. Ky është një akt skandaloz i varësisë totale politike nga kapësit e shtetit. Ja pse secili dhe secila duhet të dalë më 14 shkurt dhe të japë votën e tij. Ndryshimi po vjen pashmangshëm dhe po vjen fuqishëm. Nuk ka kush që e ndal, as KQZ-ja.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













