Lajme
1633 raste të reja dhe 46 vdekje nga Covidi në Zvicër, vazhdon trendi i rënies
Mesatarja e rasteve të 7 ditëve është 1642 ose 15 për qind më e ulët se ajo në javën e kaluar. Trendi aktualisht është në rënie
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 1,633 raste të reja këtë pasdite që kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit.
Mesatarja e rasteve të 7 ditëve është 1642 ose 15 për qind më e ulët se ajo në javën e kaluar. Trendi aktualisht është në rënie, shkruan srf.ch..
Shkalla e rasteve pozitive të 7 ditëve të fundit është 8.2 për qind.
Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 8 teste ishin pozitive, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur me 1 pikë përqindje.
Numri mesatar i testeve të bëra në 7 ditët e fundit është 23,872 teste në ditë, ose 2 për qind më i madh krahasuar me javën e mëparshme.
BAG raporton raste të reja të vdekjes në lidhje me koronavirusin. Mesatarja 7 ditore është 28 itë vdekur. Kjo është 37 për qind më pak se në javën e kaluar.
BAG raporton 1,408 persona që janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19 që është 15 për qind më pak se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht të zëna në masën 81.0 për qind. ndërsa po u përfshinë edhe shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 71.0 përqind.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















