Lajme
Studimi zviceran tregon: Covid-19, tri herë më vdekjeprurës se gripi
Studiuesit kanë mbledhur informacione nga 14 klinika zvicerane duke krahasuar të dhëna nga 1,400 pacientë të gripit me ato të 2,800 pacientëve me korona
Që nga shpërthumi i pandemisë ballafaqohemi me zërat se sëmundja e koronës nuk është shumë më e rrezikshme se gripi i zakonshëm.
Por, një studim zviceran i bërë mbi të dhëna spitalore tani tregon diçka tjetër, shkruan srf.ch. Ai dëshmon në praktikë atë që ekspertët e kanë deklaruar për një kohë të gjatë – faktin se Covid-19 është shumë më i rrezikshëm se gripi normal.
Studiuesit kanë mbledhur informacione nga 14 klinika zvicerane dhe kanë krahasuar të dhëna nga rreth 1,400 pacientë të gripit me ato të 2,800 pacientëve me korona nga vala e parë, tranmseton albinfo.ch.
Studimi tregon, ndër të tjera, se vdekshmëria në spitale e pacientëve me korona është tre herë më e lartë se ajo e pacientëve me grip.
Ky rrezik i trefishuar i vdekjes nga koronavirusi në krahasim me atë nga gripi, nuk ndodh sepse pacientët e pranuar në spital ishin më të vjetër ose kishin më shumë sëmundje të mëparshme sesa ata në grupin e krahasimit me gripin e zakonshëm.
Kështu thotë Rami Sommerstein, bashkautor dhe specialist i sëmundjeve infektive nga Hirslandenklinik St. Anna në Lucern.
Përkundrazi, vazhdon infektiologu: “Pacientët e gripit kanë qenë pak më të moshuar kur kanë hyrë në spital dhe shpesh kishin sëmundje para-ekzistuese. Tumori dhe sëmundjet hematologjike ishin sëmundjet dukshëm më të shpeshta”.
Mesatarisht, pacientët me grip ishin 74 vjeç, ndërsa ata me Covid-19 ishin 67, d.m.th më të rinj.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













