Lajme
Zviceranët, të njohur për kultivimin e shumëgjuhësisë
Pjesa e njerëzve në Zvicër që flasin një gjuhë jokombëtare është rritur ndjeshëm, nga 4 për qind në 23 për qind
Zviceranët janë të njohur për shumëgjuhësinë e tyre. Mbi dy të tretat e popullsisë së rritur rregullisht përdorin më shumë se një gjuhë, transmeton albinfo.ch.
Ata kanë nevojë për këto aftësi për të komunikuar me njëri-tjetrin, qoftë në vendin e punës, qoftë në katër rajonet e ndryshme gjuhësore.
Pjesa e njerëzve në Zvicër që flasin një gjuhë jokombëtare (d.m.th. përveç gjermanishtes, frëngjishtes, italishtes dhe retomanishtes) është rritur ndjeshëm nga 4 për qind në 23 për qind, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) të enjten, transmeton albinfo.ch.
Në mesin e njerëzve, gjuha amtare e të cilëve nuk është një nga gjuhët kombëtare të Zvicrës, folësit e anglishtes përbëjnë pjesën më të madhe, në gati 6 për qind të popullsisë.
Kështu që me të drejtë thuhet se Zvicra ka një laramani të gjuhëve që përdoren në një vend. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26










