Lajme
Kosovë: Pandemia ul numrin e lindjeve
Në vitin 2020, në Klinikën Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pati më pak lindje sesa në vitin 2019.
Frika nga pasojat që mund të sillte ky virus bëri që çiftet të kenë një qasje frenuese në planifikimin familjar.
Nga marsi kur u konfirmua rasti i parë me virus, deri në dhjetor të vitit të kaluar, 91 gra shtatzëna janë infektuar me Covid-19, ku nuk munguan edhe fatalitetet, raporton Euronews përcjell Albinfo.ch.
Gjatë kësaj periudhe, u regjistruan 8.465 lindje ose 996 më pak sesa në vitin 2019.
“Numri i përgjithshëm i lindjeve deri në gjysmën e dhjetorit është 8465 lindje. Në vitin 2019 i kemi pasur 9 mijë e 461 lindje”, u shpreh Jakup Ismajli, drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












