Lajme
Rritet numri i azilkërkuesve në Kosovë
Më shumë se 1 mijë e 409 persona, shumica prej tyre nga Siria, gjatë vitit 2020 kanë kërkuar azil në Kosovë.
Nga gjithsej 1 mijë e 409 persona që kanë hyrë në Kosovës, prej tyre 887 kanë hyrë në mënyrë ilegale, 20 legalisht dhe 502 të tjerë nuk dihet se si kanë përfunduar në vendin tonë.
Nga statistikat që lajmi.net ka marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, gjatë vitit të kaluar shihet se vetëm nga Siria kanë hyrë 649 persona, 45 prej tyre të moshës së mitur, ndërsa shumica kanë qenë nga mosha 18 deri në 34 vjeç, përcjell Albinfo.ch.
Nga Maroko kanë hyrë 183, nga Palestina 121 ndërsa nga Iraku 119 persona.
Pika kufitarw që këta persona kalojnë për në Kosovë me e frekuentuar është ajo me Shqipërinë, ku nga kjo pikë në Kosovë kanë kaluar 1 mijë e 232 persona, ndërsa nga Serbia 99, nga pika me Maqedoninë e Veriut 46, më Malin e ZI një, nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” 15, ndërsa 16 të tjerë nuk dihet se nga kanë hyrë.
Gjatë viti 2020 koha mesatare e qëndrimit të një azilkërkuesi në Kosovë ka qenë 31 ditë deri në 34 ditë.
Sipas të dhënave nga ministria, azilkërkuesit kur duan të largohen nga Kosova, si destinacion i kanë vendet e Bashkimit Evropian.
Të dhënat gjatë periudhës janar-dhjetor 2020,tregojnë se në pikat kufitare janë kthyer 624 persona të ripranuar nga shtetet e ndryshme. Prej tyre me Forcë 511 dhe Vullnetarë të asistuar nga IOM 113 persona.
Po ashtu gjatë vitit 2020, janë bërë gjithsej 4456 kërkesa për leje qëndrim, nga ky numër janë bërë 4104 kërkesa për lejë qëndrim të përkohshëm, nga të cilat janë: – 3429 vendime pozitive, – 166 – vendime negative, – 509 kërkesa në pritje të vendimit, – 0 numri i vendimeve pozitive pa caktim të kohëzgjatjes.
Nga numri i vendimeve pozitive për lejeqëndrim të përkohshëm, janë 1514 janë meshkuj, kurse 1915 janë femra.
Gjatë periudhës janar-dhjetor 2020, ne Divizionin e Shtetësisë janë marr 3670 vendime për Lirim nga shtetësia:3633 v.pozitive, 37v. negative si dhe 3557 kërkesa
Po ashtu gjatë periudhës janar-dhjetor 2020, ne Divizionin e Shtetësisë janë marr 421 vendime për Fitim të shtetësisë:177v.pozitive, 244 v. negative dhe 338 kërkesa .
Përgjatë vitit 2020 për leje qëndrime të përhershme janë bërë gjithsej 352 kërkesa. Nga numri i përgjithshëm i kërkesave për leje qëndrime të përhershme, janë: 142 vendime pozitive, 0 vendime negative, 210 kërkesë në pritje të vendimit, 0 numri i vendimeve pozitive pa caktim të kohëzgjatjes.
Nga numri i përgjithshëm i vendimeve pozitive për lejeqëndrim të përhershëm, 75 janë meshkuj, kurse 67 janë femra.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku











