Lajme
Vaksina “AstraZeneca” tregon efekt të kufizuar mbi variantin afrikanojugor
Vaksina antiCOVID-19 e “AstraZeneca” duket se ka vetëm një efekt të kufizuar mbi një variant të sëmundjes që e ka origjinën në Afrikën e Jugut, sipas një raporti në “The Financial Times”.
Rezultatet, që do të lëshohen të hënën, tregojnë se vaksina mund të jetë e dobishme kundër rasteve ekstreme të lidhura me variantin B.1.351, por vepron shumë pak në ndalimin e transmetimit në rastet më të dobëta.
Megjithatë, studiuesit në Universitetin e Oksfordit, që ndihmoi në zhvillimin e vaksinës dhe në Universitetin e Witwatersrand, vunë në dukje, gjithashtu, se studimi përfshin vetëm 2 000 subjekte relativisht të rinj dhe të shëndetshëm, që do të thotë se të dhënat mund të jenë të njëanshme.
“Ne besojmë se vaksina jonë mund të mbrojë nga sëmundja e rëndë, pasi aktiviteti i antitrupave neutralizues është i barabartë me atë të vaksinave të tjera antiCOVID-19, që kanë treguar aktivitet kundër rasteve më të rënda, veçanërisht kur intervali i dozimit përmirësohet në tetë deri në 12 javë”, tha një zëdhënësi i “AstraZeneca” në raport, raporton ATSh, përcjell Albinfo.ch.
Studimet kanë treguar se varianti afrikanojugor i COVID-19 duket se tregon rezistencë të rritur ndaj vaksinave.
“AstraZeneca” dhe “Oxford” po kërkojnë mënyra për të përditësuar vaksinën e tyre, në mënyrë që të mund të funksionojë kundër mutacioneve të reja që janë shfaqur, shumë prej të cilave duket se përhapen më lehtë dhe mund të jenë më vdekjeprurëse.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










