Lajme
Gjysma e gjermanëve, kundër lehtësimit të masave anti-Covid
Gjysma e gjermanëve janë kundër një lehtësimi të rregullave të bllokimit antiCOVID-19, sipas një sondazhi të YouGov.
Liderët shtetërorë dhe federalë të Gjermanisë do të vendosin në ditët në vijim nëse do të zgjasin bllokimin mbarëkombëtar të vendit pas 14 shkurtit.
Përpara vendimit, të anketuarit u pyetën nëse mendonin se masat duheshin hequr plotësisht, të lehtësoheshin, të mbeteshin të njëjtat apo të forcoheshin.
Sondazhi tregoi se 50 % ishin kundër masave lehtësuese, me 37 % ishin në favor të zgjatjes së kufizimeve aktuale pas 14 shkurt dhe 13 % janë në favor të shtrëngimit të mëtejshëm të rregullave, raporton ATSh.
Ndërkohë, 30 % ishin në favor të zbutjes së rregullave dhe 13 % për një kthim të plotë në normalitet.
Rezultatet tregojnë nivele të dobëta të pranimit për masat, duke e krahasuar me fillimin e janarit, para shtrirjes së fundit të bllokimit, kur 65 % mbështetën mbajtjen ose shtrëngimin e rregullave.
YouGov anketoi 2 077 persona midis 3 dhe 5 shkurtit.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













