Lajme
Itali: Përkeqësohet situata me pandeminë, 307 të vdekur brenda 24 orëve
Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar një rritje të numrit të vdekjeve të lidhura me COVID-19, me 307 viktima shtesë, krahasuar me dje që ishin 270, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë, raporton agjencia e lajmeve Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Gjithashtu, u regjistruan edhe 7 970 raste pozitive, në krahasim me dje që ishin 11 641, megjithatë, ky numër ndikohet nga rënia e ndjeshme e testeve, si zakonisht, gjatë fundjavave dhe veçanërisht të dielave.
Edhe numri i personave të pranuar në kujdes intensiv është në rritje, aktualisht janë 2 143, + 36 më shumë se dje.
Pranimet ditore në spitale janë 139.
Numri i pacientëve me simptoma, gjithashtu, u rrit në 19 527, + 261 më shumë se dje.
Viktimat zyrtare të COVID-19 në Itali kanë arritur në 91 580, ndërsa rastet totale tashmë janë 2 644 707.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar











