Lajme
Albin Kurtit nuk do t’i numërohen votat nga KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të do publikojë dhe njeh rezultatet vetëm për kandidatët e certifikuar, të cilët votohen më 14 shkurt nga qytetarët.
Kështu ka bërë të ditur vetë zëdhënësi i këtij Komisioni, Valmir Elezi, i cili në Klan Kosova dha detaje rreth procedurave të tilla të votimit dhe numërimit të votave, njofton Klan Kosova.
“KQZ ka qartësuar tashmë çështjen sa i përket mënyrë së votimit. Një votues në ditën e zgjedhjeve do të ketë një fletëvotim. Votuesit duhet të zgjedhin vetëm njërin prej 28 subjekteve politike. Votuesit i takon të zgjedhë më së shumti pesë kandidatë të atij subjekti politik që e dëshiron pjesë së legjislaturës së ardhshme”.
“Nëse një qytetar bën shenjë, një numër të një kandidati i cili nuk është i certifikuar, atëherë vota ndaj tij nuk llogaritet. Në formularët e rezultatit të kandidatëve, regjistrohen votat për kandidatët që janë të certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha Elezi, përcjell Albinfo.ch.
Çka nëse vëzhguesit e subjekteve politike, vendosin t’i njohin ato vota që janë dhënë për kandidatin që nuk është i certifikuar nga KQZ?
“Komisionerët i kanë të qarta detyrat dhe përgjegjësitë ligjore që kanë. Formulari i rezultateve që është miratuar nga ana e KQZ-së, ka hapësirën për të regjistruar, për të paraqitur të dhënat për kandidatët që janë paraqitur nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për secilin prej subjekteve politike që është në garë”.
A mundet vëzhguesit prej subjekteve politike, të llogarisin votat e kandidatëve që nuk janë pjesë e formularëve të certifikuar nga KQZ?
“Vëzhguesit janë prezentë në vendvotim, ata janë të lirë të marrin shënime, të cilat atyre u interesojnë. KQZ publikon rezultate për kandidatët të cilët i ka certifikuar”, shtoi ai
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











