Lajme
Zvicër: 1603 infeksione të reja dhe 18 raste vdekjesh nga Covid-19
Mesatarja 7 ditore është 18 vdekje në lidhje me koronavirusin. Kjo është 40 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 1603 raste të reja pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Mesatarja e 7 ditëve është 1373 ose 13 për qind më pak se në javën e kaluar, shkruan srf.ch. Trendi aktualisht është në rënie.
Shkalla mesatare e rasteve pozitive në 7 ditët e fundit është 5.8 për qind, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma e pozitivitetit është ulur për 2 pikë përqindjeje.
Numri i testimeve në një mesatare 7-ditore është 26,525 teste në ditë dhe kështu është rritur me 11 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG raporton 18 raste të reja të vdekjes. Mesatarja 7 ditore është 18 vdekje në lidhje me koronavirusin. Kjo është 40 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 1197 persona që po trajtohen spitale për Covid-19, që është 11 për qind më pak se në javën e kaluar.
Shtretërit e certifikuar të kujdesit intensiv në spitalet zvicerane janë aktualisht 82.0 për qind të shfrytëzuar, përcjell albinfo.ch. Ndërsa po u përfshinë edhe shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 73.0 për qind.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet












