Lajme
Norvegjia zgjat kufizimet hyrëse anti-Covid
Qeveria norvegjeze zgjati sot kufizimet e rrepta për hyrjen në vend, si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e mutacioneve më të transmetueshme të COVID-19.
“Këto masa janë të nevojshme për shkak të situatës së rasteve të infektimit në Europë dhe do të jenë në fuqi deri në fund të shkurtit”, tha ministrja e Drejtësisë, Monica Maeland, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Përjashtimet vlejnë për personat e përfshirë në shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve kryesore ose për punonjësit në sektorin shëndetësor.
Norvegjia kërkon një test negativ të COVID-19 para mbërritjes, regjistrim të qëllimit të udhëtimit dhe vetëkarantinim për 10 ditë.
Shpërthimet e lidhura me llojet e viruseve të zbuluara në BM dhe Afrikën e Jugut kanë rezultuar në mbylljen e përkohshme të vendeve të blerjes në rajonin më të madh të Oslos, përfshirë vetë Oslon, si edhe qytetin e dytë më të madh të Norvegjisë, Bergen.
Mbylljet e përkohshme, gjithashtu, prekin palestrat, pishinat dhe qendrat sportive.
Përjashtimet përfshijnë dyqanet ushqimore, farmacitë dhe stacionet e karburantit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












